MPJ bullgare reagon ndaj deklaratave të Kovaçevskit: Tregoni guxim dhe filloni të përmbushni detyrimet tuaja ndaj BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është e papranueshme të përdoret shqetësimi për të drejtat elementare të një komuniteti të caktuar si arsyetim për sulme të pabaza ndaj një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, reagon MPJ bullgare pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Këshillin e Sigurimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deklarata e Kovaçevskit edhe një herë tregon qartë qëndrimin e vërtetë të Shkupit ndaj vlerave themelore të BE-së dhe refuzimin e të drejtës për të reaguar ndaj mangësive ekzistuese”, theksojnë nga MPJ-bullgare.

Ata thonë se çdo analogji me vuajtjet e popullit ukrainas në luftën aktuale të pajustifikuar të Rusisë është cinike dhe e papranueshme.

Në deklaratë thuhet se në deklaratën e Kovaçevskit është veçanërisht shqetësues sugjerimi se nëse Maqedonia e Veriut nuk vazhdon rrugën e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian, kjo do të ketë ndikim negativ në Shqipëri.

Advertisement

“Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria i ka hapur plotësisht negociatat e anëtarësimit dhe shpejtësia me të cilën do të përparojë varet vetëm nga progresi i saj në procesin e reformave.

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje autoriteteve në Shkup që të tregojnë guxim politik dhe të fillojnë të përmbushin obligimet që kanë marrë para të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të përfunduar fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim. Përgjegjësia për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut është në duart e saj”, thuhet në reagimin e MPJ-së bullgare./Telegrafi/

MPJ bullgare reagon ndaj deklaratave të Kovaçevskit: Tregoni guxim dhe filloni të përmbushni detyrimet tuaja ndaj BE-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy