MPJ e Maqedonisë së Veriut dërgon notë proteste MPJ-së së Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut sonte njoftoi se ka dërguar notë proteste deri te MPJ-ja e bullgarisë për shkak të një video të eurodeptuetit Angel Xhambaski. Në video, Xhambaski disa herë e përsërit se “Maqedonia është bullgare”.

“Ju njoftojmë se sot Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë deri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, dërgoi notë proteste lidhur me videon e anëtarit të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë dhe zëvendës kryetar i partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski. Njëkohësisht, do të njoftojmë dhe në mënyrë adekuate do të reagojmë edhe deri te institucionet e Bashkimit Evropian.

“Me këtë rast, theksojmë se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Retorika në të cilën shprehen pretendimet territoriale ndaj fqinjëve nuk është e përshtatshme për vende aleate të NATO-s dhe për një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, që është drejtpërdrejtë dhe në kundërshtim me idealet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, për të cilat të dy vendet janë të përkushtuar fuqimisht”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më poshtë e keni videon e eurodeputetit Angel Xhambaski./Telegrafi/

Advertisement

 

MPJ e Maqedonisë së Veriut dërgon notë proteste MPJ-së së Bullgarisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy