MPJ e Maqedonisë thirr ambasadorin bullgar: I jepet notë proteste për deklaratën e Georgievit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër deklaratat fyese të bëra kundër Kryeministrit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Bullgarisë, Georg Georgiev, gjatë paraqitjes së sotme si i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit bullgar “BTV.

Në këtë drejtim, Ministria sot thirri në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zheljasko Radukov, të cilit iu përcoll protesta zyrtare dhe u theksua papërshtatshmëria e një diskursi të tillë publik nga një zyrtar i lartë i qeverisë bullgare.

“Deklarata të tilla, të cilat përdorin gjuhë të papërshtatshme dhe nënçmojnë përfaqësuesit e një shteti sovran, përfaqësojnë një shkelje të drejtpërdrejtë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe komunikimit diplomatik. Ato nuk kontribuojnë në përparimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe janë në kundërshtim me frymën e dialogut konstruktiv dhe respektit të ndërsjellë që duhet të udhëheqë bashkëpunimin midis dy vendeve”, njoftojnë nga Ministria.

Advertisement

Ata thonë se presin një kërkimfalje të përshtatshme nga Sofja zyrtare, me qëllim ruajtjen e komunikimit dypalësh dinjitoz dhe parimor.

Georg Georgiev deklaroi se duke hequr “gjuhën dhe identitetin maqedonas” nga raporti për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian (PE), ata arritën të parandalojnë që PE të përdoret për propagandën politike të brendshme të, siç e quajti Mickoski, kryeministrit “maqedonasverior“./Telegrafi/

The post MPJ e Maqedonisë thirr ambasadorin bullgar: I jepet notë proteste për deklaratën e Georgievit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy