MPJ konfirmon vizitën e Buçkovskit në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu edhe siç njoftuam më parë, Përfaqësuesi Special për dialogun me Bullgarinë Vllado Buçkovski sot është në vizitë në Sofje, ku është planifikuar të realizojë takime me përfaqësues të Republikës së Bullgarisë në më shumë nivele, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbeten në pozicionin se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për gjetje të një zgjidhje adekuate, zgjidhje e përbashkët për dallimet bilaterale për çështje të ndryshme me Bullgarinë mike, si dhe për kthimin e besimit në efikasitetin dhe suksesin e Marrëveshjes për fqinjësi të vitit 2017.

Gjatë fundit të vitit dorëzuam Plan Aksionar për implementimin e Marrëveshjes për miqësi të vitit 2017, ku në bisedë me Ministrat e Punëve të Jashtme Osmani dhe Zakharieva ka pasur dakordësim për shkëmbim të vërejtjeve, mendimeve dhe propozimeve adekuate.

Në këtë drejtim në periudhën e ardhshme do të kemi kontribut konstruktiv nëpërmjet Përfaqësuesit Special, ndërsa të njëjtën e presim edhe nga pala bullgare, si mundësi e vetme deri në gjetjen e zgjidhjes”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement

MPJ konfirmon vizitën e Buçkovskit në Bullgari shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy