Në kuadër të realizimit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e ShBA-së solli vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për forcimin e sundimit të ligjit në vend, për këtë qëllim janë ndarë mjete shtesë me shumë prej prej 4,318 milionë dollarë amerikanë.

Nga MPJ Maqedoni thonë se me fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë ngritur në një nivel të ri më të lartë në emër të thellimit të partneritetit strategjik.

“Dialogu strategjik filloi më 2 qershor në Uashington, ndërmjet delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga ana jonë dhe delegacionit të udhëhequr nga Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike. dr. Karen Donfried. Dialogu Strategjik paraqet forum i cili siguron vendosjen në kornizë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, ekonomi, arsim, transport, energji, ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, tregtinë dhe temave të tjera me interes të përbashkët”, thonë nga MPJ.

MPJ Maqedoni: Dialogu Strategjik me SHBA-në dha rezultatet e para shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";