MPJ-Maqedoni: Është refuzuar kërkesa për miratim të veçantë për fluturimin e Lavrov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Megjithatë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nuk zbarkoi në Beograd për një takim të planifikuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan të lejonin fluturimin e avionit të tij.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut thonë se njoftimi është i saktë, por mbyllja e qiellit të Maqedonisë nuk është bërë pikërisht për aeroplanin e Lavrov.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar kërkesën e Ambasadës ruse për miratim të posaçëm për shfrytëzimin e hapësirës ajrore për fluturimet drejt Beogradit, sepse Qeveria tashmë ka marrë vendim të përgjithshëm për mbylljen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore në pronësi të Federatës së Rusisë”, njofton Ministria e Jashtme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim me ambasadorin e Federatës ruse në Beograd, shprehu pakënaqësinë për rrethanat që penguan ardhjen e ministrit të Jashtëm rus.

Advertisement

Në konferencën e sotme për media, Lavrov pohon se ka ndodhur diçka e paimagjinueshme. Serbisë, si shtet sovran, i është hequr e drejta e politikës së jashtme. Ministri i Jashtëm rus akuzoi NATO-n për heqjen e sovranitetit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

MPJ-Maqedoni: Është refuzuar kërkesa për miratim të veçantë për fluturimin e Lavrov shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy