Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i mohon plotësisht akuzat për frikësimin e grevistëve si të pavërteta.

Kjo për faktin se deri më tani ministria dhe shërbimi inspektues nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga bordet e grevës apo individualisht nga pjesëmarrësit në grevë për pengim të grevës në institucionet parashkollore, thuhet në shkresën e Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale.

Nga atje i kujtojnë sindikatës se orari i punës së punëtorëve në çerdhe është i rregulluar sipas kontratës kolektive, ndërsa e drejta në grevë është e rregulluar me Ligjin e Punës dhe se gjatë grevës kontributet janë paguar në bazë të nivelit më të ulët. Si dhe fakti që Ligji për Marrëdhëniet e Punës ka dhënë mundësi që paga neto gjatë grevës të paguhet nga organizatori i grevës në rastin e sindikatës, kujtojnë MPSP-ja.

Për të gjitha indikacionet për çerdhet, nga Ministria theksojnë se kanë pasur për qëllim informimin e punonjësve në çerdhe se si të sillen me fëmijët në kushtet e grevës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPPS: Akuzat se grevistët janë frikësuar janë të pavërteta appeared first on Telegrafi.