MPPS Maqedoni: Gjatë grevës çerdhet do të punojnë, fëmijët do të kenë kujdes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një komunikate shprehet se sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, fëmijëve duhet t’u jepet kujdes dhe edukim në çerdhe.

Ata thonë se Ligji për mbrojtje të fëmijëve, në çerdhe, puna në edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore nuk duhet të ndalohet përveç në gjendje të jashtëzakonshme (tragjedi, epidemi) dhe se kjo s’mund të bëhet edhe në kohë greve.

“Sa i përket grevës së paralajmëruar nga SASHK në çerdhe, është e drejtë e garantuar që të protestohet ndërsa gjatë protestës punonjësit duhet të sigurojnë minimum funksionim të çerdheve”, thonë nga MPPS.

Nga atje shtojnë se të gjitha çerdhet duhet ta respektojnë ligjin, kushtetutën dhe Konventën për të drejtat e fëmijëve./Telegrafi/

Advertisement

MPPS Maqedoni: Gjatë grevës çerdhet do të punojnë, fëmijët do të kenë kujdes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy