MSH: 1.297 pacientë po mjekohen në spitalet e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po mjekohen gjithsej 812 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 68 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir.

55 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Reparti infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, në Veles trajtohen 64 pacientë dhe në Kumanovë 118 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj COVID 19. 110 pacientë janë të shtruar në qendrën kovide në Ohër, 112 në Prilep, 55 në qendrën kovide në Gostivar dhe në Strugë 21 pacientë.

Në spitalin në Strumicë ka 79 pacientë, në Koçan 20, në Kërçovë 15, Kavadar 40 dhe në Gjevgjeli 7 persona pozitivë për coronavirus”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavvirusit të cilët trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.297, ndërsa ka deri në 150 shtretër të lirë në qendrat kovide.

Përndryshe, të gjitha pavijonet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen./Telegrafi/

MSH: 1.297 pacientë po mjekohen në spitalet e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy