MSH: Do të sigurojmë punësim të përhershëm për mjekët e rinj të cilët janë përfshirë në ballafaqim me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se do të kërkojë fonde për punësimin e përhershëm të punonjësve të rinj shëndetësorë, të cilët pasi kanë marrë licencë pune kanë treguar interes për të qenë pjesë e ekipeve të reparteve infektive dhe klinikave për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Kemi hapur perspektiva për çdo punonjës të ri shëndetësor që të shohë të ardhmen e tij në shëndetin publik dhe menjëherë pas marrjes së licencës për të marrë mundësinë për të punuar me pacientët. Shumica e mjekëve të rinj që morën licencë për të punuar në korrik të këtij viti, treguan interes për të qenë pjesë e ekipeve në repartet infektive dhe klinikat për trajtimin e pacientëve me Covid-19, ndërsa në të njëjtën kohë ne po fillojmë procesin e sigurimit të fondeve për punësimin e përhershëm të tyre”, thuhet në deklaratë.

Nga Ministria theksojnë se mjekët e rinj shëndetësorë janë fokusi kryesor i tyre dhe se në periudhën e kaluar janë aprovuar një mijë specializime dhe nën-specializime, dhe është dhënë pëlqim për pesë mijë vende pune në sistemin shëndetësor./Telegrafi/

MSH: Do të sigurojmë punësim të përhershëm për mjekët e rinj të cilët janë përfshirë në ballafaqim me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy