
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut e dënon ashpër çdo formë të sjelljes korruptive në sistemin shëndetësor.
“Në lidhje me rastin në ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ku sot një personel mjekësor është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet, Ministria menjëherë ka iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, në përputhje me procedurat ligjore.
Reagimi i Ministrisë është i shpejtë, parimor dhe i qartë, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të pacientëve dhe integritetit të personelit mjekësor nga shëndetësia publike.
Qytetarët kanë të drejtë për trajtim të drejtë dhe dinjitoz. Ministria nuk toleron korrupsion dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet për të ruajtur besimin në sistemin shëndetësor.
Presim një hetim institucional dhe përfundim nga organet kompetente, me qëllim luftë efikase kundër korrupsionit. I bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të raportojnë përmes mjetit online “Raporto parregullsi”, ndërsa institucionet të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe pa selektivitet”, thuhet në reagimin e MSH-së./Telegrafi/
The post MSH inicion procedurë disiplinore ndaj një personeli mjekësor në Manastir appeared first on Telegrafi.