Ministria e Shëndetësisë informon se deri tani nëpërmjet web-faqes “vakcinacija.mk”, 55.970 kanë shfaqur interesim për t’u vaksinuar kundër coronavirusit.

Nga MSH thonë se përmes mjekut amë, për vaksinim janë paraqitur 29.209 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga numri i përgjithshëm 38 mijë persona mbi moshën 70 vjeçare janë paraqitur për vaksinim. Dje, me vaksinimin e 202 punonjësve shëndetësor ka filluar imunizimi. Në pajtim me planin për vaksinim të punonjësve shëndetësor, të parët do të vaksinohen ata që kanë punuar ose punojnë në covid-qendrat në spitalin ‘8 Shtatori’, spitalin në Kozle dhe klinikat interne që kanë pranuar pacientë me covid”.

“Nga java e ardhshme, vaksinimi do të fillojë edhe tek punonjësit shëndetësor në spitalet e shtetit, si dhe spitalet private. Me këtë, vendi i jonë do të jetë ndër të rrallët në Evropë, që vaksinohen punonjësit shëndetësor që kanë punuar me pacientë pozitiv me coronavirus”, thonë nga MSH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund nga MSH theksojnë se deri në fund të shkurtit, pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat nga Kina./Telegrafi/

MSH Maqedoni: 38 mijë persona mbi moshën 70-vjeçare kanë shfaqur interes për vaksinim shkruan Telegrafi.