Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 652.680 doza të vaksinave, ndërsa 243.727 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 11.393 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8.355 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 496.228 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 39% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/


Sot një viktimë dhe 10 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MSH-Maqedoni: 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine shkruan Telegrafi.