MSH Maqedoni: 87 për qind e të vdekurve gjatë pesë javëve të fundit s’kanë qenë të vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6 gushti deri më 9 shtator në Maqedoni kanë rezultuar me COVID-19 26.053 persona, ndërsa prej tyre 19 për qind kanë qenë të vaksinaur plotësisht, përkatësisht 5.175 persona.

“Është i madh numri i personave të pavaksinuar të cilët janë infektuar me coronavirus. Sipas të dhënave të pesë javëve, 20.878 qytetarë, përkatësisht deri në 80 për qind e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja te personat e hospitalizuar të pavaksinuar është 84 për qind, ndërsa vetëm 16 për qind e pacientëve aktual janë plotësisht të vaksinuar”, theksojnë nga MSH.

Ata shtojnë se analiza thotë se vdekshmëria te personat e pavaksinuar është shumë më e madhe.

“Në pesë javët e fundit kanë humbur jetën 678 persona, ndërsa prej tyre 591 ose 87 për qind nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 87 ose 12 për qind kanë pranuar vaksinë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Advertisement

Nga MSH bëjnë thirrje për vaksinim duke thënë se çdo vaksinë është e sigurt dhe mbron nga vdekja./Telegrafi/

MSH Maqedoni: 87 për qind e të vdekurve gjatë pesë javëve të fundit s’kanë qenë të vaksinuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy