MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar 6.940 vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat vaksinale në Maqedoni dhe se interesimi për vaksinim për çdo ditë po rritet.

Deri tani numri i personave që kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 422.503 qytetarë.

Në pikat vaksinale deri dje janë vaksinuar gjithsej 224.336 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 2.958 persona, ndërsa dje janë vaksinuar gjithsej 6.940 persona. Në Maqedoni janë aplikuar 267.167 doza të vaksinave, ndërsa 42.831 janë rivaksinuar.

Me shifrat e fundit, 46 për qind e popullatës mbi 70 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 39 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinimit./Telegrafi/

Advertisement

MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar 6.940 vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy