
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin se në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të Nxehtë në Shëndetin e Popullsisë 2025–2030, duke filluar nga sot (e premte, 4 korrik), aktivizohet faza 3, e cila do të zgjasë deri më 8 korrik 2025.
Me propozim të Ministrisë, Qeveria miratoi rekomandimet e mëposhtme:
“Përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike (shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji, kompani publike).
Shtyrje e procesit të punës gjatë orarit kritik (11:00–17:00) për punonjësit e ekspozuar ndaj nxehtësisë direkte;
Punë në distancë, orar pune fleksibël ose i dyfishtë, aty ku është e realizueshme;
Punëdhënësit të sigurojnë kushte pune mikroklimatike në përputhje me planin e veprimit: dhoma me temperaturë deri në 25°C, përveç rasteve kur natyra e procesit të punës kërkon ndryshe;
Aktivizimi i planeve të emergjencës, të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe institucionet arsimore të veprojnë në përputhje me protokollet e brendshme të krizave. Masat synojnë të sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe efikase të shëndetit të popullatës përmes veprimeve parandaluese dhe përgatitjes së duhur institucionale”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
The post MSH-Maqedoni: Faza 3 e Planit të Veprimit për Valën e Nxehtë Aktivizohet nga 4 deri në 8 korrik appeared first on Telegrafi.