MSH Maqedoni: Fillimi i mësimit do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme, kanë diskutuar për disa propozime, për të cilat në mënyrë shtesë do të merret vendim.

Nga MSH thonë se është diskutuar për propozimin për shkurtimin e kohës së izolimit të personave pozitiv me COVID-19, të cilët janë pa simptoma. Komisioni për këtë propozim do të merr vendim pas diskutimit që do të zhvillohet ditët e ardhshme.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar mundësinë eventuale të ndryshimit të fillit të semestrit të dytë të vitit akademik 2021/2022. Vendimi për këtë propozim do të merret menjëherë para fillimit të gjysmës së dytë të vitit, sepse vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend”.

“Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor do të jetë në harmonizim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

MSH Maqedoni: Fillimi i mësimit do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy