Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 13.076 persona kundër Covid-19.

Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 145.043 vaksina, prej të cilave 121.181 paraqesin dozën e parë ndërsa 23.862 paraqesin dozën e dytë.

Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MSh-Maqedoni: Janë aplikuar 145.043 vaksina kundër Covid-19 shkruan Telegrafi.