Nëpërmjet ueb faqes, mbi 40 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u vaksinuar kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 40.600 qytetarë janë regjistruar për t’u vaksinuar kundër Covid-19 nëpërmjet ueb faqes, informojnë për TV21 nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se 12.652 qytetarë janë paraqitur përmes mjekut amë.

Kujtojmë që ueb faqja u lëshua në përdorim disa ditë më parë dhe çdo qytetar mund të aplikojë për t’u vaksinuar.

Gjithashtu, regjistrimi për vaksinim mund të bëhet edhe përmes mjekut amë në sistemin “Termini im”.

Advertisement

Institucionet kompetente kanë bërë plan se si do të zhvillohet procesi i vaksinimit. Në fillim do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar.

Nëpërmjet ueb faqes, mbi 40 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u vaksinuar kundër Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy