MSH-Maqedoni: Në spitale po mjekohen 873 pacientë, ka dhe vende të lira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet e gjithë vendit, është raportuar se po mjekohen gjithsej 873 pacient pozitiv ose të dyshuar për coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 83 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir.

“53 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Reparti infektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles po trajtohen 57 pacientë dhe në Kumanovë 119 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19. 110 pacientë janë shtruar në spital në qendrën kovide në Ohër, 128 në Prilep, 61 në qendër kovide në Gostivar dhe në Strugë 39 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 69 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 21, Kavadar 46, në Gjevgjeli 16 persona, ndërsa në Dibër 9 pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.296, ndërsa ka rreth 150 shtretër spitalore të lira në qendrat kovide.

Advertisement

Përndryshe, të gjitha departamentet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen./Telegrafi/

MSH-Maqedoni: Në spitale po mjekohen 873 pacientë, ka dhe vende të lira shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy