MSH Maqedoni: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thotë se vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë, pas informacioneve se ka interesim të madh dhe se vaksinat janë harxhuar.

Nga MSH thonë se çdo të premte hapen termine për vaksina për javën që vjen. Ata thonë se këtë vit janë blerë 40 mijë doza, që është numri më i madh deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vaksinat janë falas për grupet e rrezikuara: personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët prej 6 muaj deri 5 vjet, të sëmurët kronikë, si dhe punonjësit shëndetësor, në terminet adekuate për çdo kategori”.

“Pas analizave të mënyrës së caktimit të termineve, nuk janë vërejtur mungesa, por bëhet fjalë për menaxhim sistemik të termineve për vaksinim. Jemi në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme në shëndetësi, ku distanca fizike dhe kohore janë faktor kyç për ruajtjen e shëndetit. Menaxhimi sitemik i vaksinimit kundër gripit sezonal është gjithashtu faktor kyç”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

MSH Maqedoni: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy