MSH: Maqedonia e Veriut në mesin e tre shteteve të para në botë me rënie më të madhe të shkallës së fëmijëve që lindin të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas raportit më të ri të UNICEF-it, Maqedonia e Veriut është në mesin e tri shteteve në botë me rënie më të madhe të shkallës së fëmijëve të lindur të vdekur në periudhën mes vitit 2000 dhe 2019.

Siç thonë nga MSH, analiza e të dhënave tregon se shkalla e fëmijëve që lindin të vdekur është ulur prej 10,8 nga gjithsej 1.000 lindje në vitin 2000, në 6.2 në vitin 2009 dhe në 4,1 në vitin 2019.

“Ky përparim i rëndësishëm është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, UNICEF, UNFPA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në tre vitet e kaluara, me çka u mundësua përparim i dukshëm i kujdesit perinatal. Kontribut të madh për këtë sukses ka edhe Komiteti për Amësi të Sigurt në vendin tonë. Sipas raportit të UNICEF, vendi ynë tregon rezultate më të mira në Evropë, Amerikë Veriore, Australi dhe Zelandë të Re”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Më tej shtojnë se në periudhën e kaluar, pikërisht në këtë sferë ishin realizuar masa konkrete për përmirësim të kushteve në vendet e lindjes në vend, përmirësime i sistemeve për transport dhe sigurim të qasjes dhe transferim të shpejtë deri në repartet për kujdes intensiv neonatal në rast të komplikimeve.

Advertisement

Nga kjo Ministri potencojnë se janë realizuar investime të shumta për përforcim të kapaciteteve me pajisje të reja mjekësore dhe furnizim të inkubatorëve për kujdes intensiv të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe në spitalet klinike në aparate STG, pajisje të tjera mjekësore dhe rinovim komplet të sallave gjinekologjike në Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Çair.

MSH: Maqedonia e Veriut në mesin e tre shteteve të para në botë me rënie më të madhe të shkallës së fëmijëve që lindin të vdekur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy