MSH: Në Klinikën Infektive në Shkup humb jetën një 17 vjeçare nga coronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një paciente 17-vjeçare nga fshati Sopotnicë në Demir Hisar.

Nga MSH thonë se 17-vjeçarja ka qenë e diagnostikuar me Covid-19, ndërkaq ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe Diabetes Melitus Type 1. Ajo me datë 18.10.2021 ka është pranuar për trajtim në Manastir, ndërkaq me 19.10.2021 është transferuar në Klinikën Infektive në Shkup.

“Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Advertisement

MSH: Në Klinikën Infektive në Shkup humb jetën një 17 vjeçare nga coronavirusi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy