Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se nga sot përmes ueb-faqes – vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës.

“Janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal. Ministria po shton vazhdimisht numrin e vaksinave të siguruara.
Me vaksinim falas mbulohen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve”, thonë nga MSH.

Rikujtojmë, shtonë nga atje, se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa parandaluese më efektive, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda të gripit, komplikimeve dhe vdekjeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara./Telegrafi/

The post MSH: Nga sot fillon vaksinimi falas kundër gripit në Maqedoni, janë siguruar 70 mijë doza appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";