Muaremi, Ruskovskës: Prokurore, besimi në publik nuk është në favorin tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muaremi, Ruskovskës: Prokurore, besimi në publik nuk është në favorin tuaj

Vazhdojnë ofendimet dhe akuzat publike mes krerëve të Drejtorisë së Policisë Financiare (UFP) dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arafat Muaremi dhe Villma Ruskovska, pas bastisjes në Policinë Financiare.

Pasi Ruskovska dje tha se është e gatshme t’i ndajë me publikun informacionet që ka prokuroria e saj dhe që do t’i sigurojë kundër Muaremit, ka reaguar sot Drejtori i Policisë Financiare i cili thkeson se nëse ajo ka njohuri dhe informacione për një krim që ka kryer, atëherë le të ndajë një aktakuzë me publikun, jo informacione boshe dhe të pabaza.

“Roli i një prokurori publik, mbi të gjitha, është të deklarojë se do të ndajë njohuritë dhe informacionin me publikun në mënyrë që ata të gjykojnë se kush është kriminel. Prokurorja Ruskovska duket se qëllimisht harron se krimi dëshmohet brenda institucioneve, ndërsa qytetarët janë ata që tregojnë besim tek ata në bazë të punës së tyre.

Prokurore nëse shikoni anketat e fundit, besimin në publik nuk është në favorin tuaj. I bëjë thirrje prokurores Ruskoskva nëse ka njohuri dhe informacione për ndonjë krim të kryer nga ana ime, të njëjtën ta tregojë edhe në opinion dhe publikut t’i njoftojë aktakuzë kundër meje, dhe jo fjale boshe dhe të pabaza”, thuhet në reagimin e Arafat Muaremit.

Advertisement

Ai shton se ndjekja e krimit për shkak të presionit është vepër penale, ndërsa për nderin dhe reputacioni e prokurorisë thotë se është e kotë të komentohet./Telegrafi/


Ruskovska: Institucionet vendore dhe ndërkombëtare të verifikojnë faktet se kush e lufton krimin dhe kush e bën krimin

Advertisement

 

Muaremi, Ruskovskës: Prokurore, besimi në publik nuk është në favorin tuaj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy