
Kërcënimet moderne ndaj sigurisë kërkojnë një qasje të koordinuar, angazhim të shtuar të bashkësisë ndërkombëtare dhe bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në Sesionin Plenar përmbyllës në kuadër të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dejton, me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
“Ky aktivitet ishte një kujtesë e fortë për rëndësinë e diplomacisë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan.
Në fjalimin tim, theksova rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon. Integrimi evropian dhe euroatlantik mbetet një mjet kyç për arritjen e paqes, zhvillimit dhe mbrojtjes afatgjatë nga ndikimet e jashtme.
Duke folur për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, theksova se parandalimi nuk arrihet përmes deklaratave, por përmes investimeve, vendosmërisë dhe aftësive të besueshme. Uniteti duhet të jetë funksional, jo vetëm deklarativ. Le të jetë Haga një samit vendosmërie, i cili do të sjellë kapacitet, jo vetëm njoftime”, tha Mucunski./Telegrafi/
The post Mucunski: Integrimi evropian dhe euroatlantik mbetet një mjet kyç për arritjen e paqes afatgjatë appeared first on Telegrafi.