minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Mucunski pret Ursula von der Leyen: Pres konfirmim të mbështetjes për procesin eurointegures të Maqedonisë - Struga.info


Mucunski pret Ursula von der Leyen: Pres konfirmim të mbështetjes për procesin eurointegures të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në aeroportin e Shkupit këtë pasdite.

Ministri theksoi se pret konfirmim të mbështetjes për procesin e integrimit evropian nga takimet e sotme.

“Pres që takimet e sotme të konfirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin gradual të rajonit me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e politikës së jashtme maqedonase”, theksoi Mucunski.

Von der Leyen do të takohet sot me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy