Mungesa e ujit, hidrocentralet në Maqedoni ndalojnë prodhimin e energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërprerja e prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentrale nuk do të rrisë faturat e energjisë elektrike të qytetarëve. Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë për të ndaluar prodhimin e energjisë elektrike është rezultat i gjendjes së rëndë të liqeneve natyrore dhe artificiale, thonë nga Qeveria.

Thatësira ka ulur nivelet e ujit dhe nëse hidrocentralet vazhdojnë të funksionojnë, mund të rrezikojë botën e gjallë në rezervuare. Mbrëmë kishte një diskutim në internet midis kryeministrit Zaev, ministrave të mjedisit dhe bujqësisë, si dhe përfaqësuesve të Elektrocentraleve. Derisa kushtet natyrore të kthehen në normalitet, vendi do të blejë energji elektrike.

“SHA EMV për nevojat e saj për shërbime sistemore, balancuese të blejë energji elektrike përmes kompanisë së saj ELEM Trejd, deri në normalizimin e kushteve natyrore, që do të mundësojnë prodhimin optimal të kapaciteteve, që përdorin direkt ose indirekt ujin në procesin e prodhimit”, njoftojnë nga Qeveria.

Në Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) thonë se deri më tani ata nuk kanë kërkuar nga ndonjë prej kompanive çmim të ri të energjisë elektrike, për shkak të pezullimit të prodhimit në hidrocentralet.

Advertisement

Në fillim të vitit, EMV paralajmëroi se hidrocentralet po punojnë me kapacitet të zvogëluar, pra me 60 për qind për shkak të thatësirës që kemi këtë vit. Mungesa e reshjeve të shiut ka ulur nivelet e pothuajse të gjitha liqeneve natyrore dhe artificiale. Ky fenomen ka qenë temë e ekspertëve në vend për një kohë të gjatë si rezultat i ndryshimit të klimës.

Në të gjitha planet nacionale të përgatitura për ndryshimin e klimës deri më tani qëndron se vendi në dekadat e ardhshme do të ketë verëra të gjata të nxehta, me pak shi dhe dimra pa borë të mjaftueshme.

Mungesa e ujit, hidrocentralet në Maqedoni ndalojnë prodhimin e energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy