Murati: 120 mijë persona janë të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati, në një intervistë javore për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se 120 mijë persona janë të regjistruar si të papunë, sipas të dhënave të Agjencisë.

Ai thotë se kërkohet pothuajse të gjitha profilet – teknikë IT, kamerierë, gjeneralë, punëtorë ndërtimi etj.

“Si pjesë e krizës pandemike dhe tani krizës ekonomike, realisht nuk mund të presim një lëvizje të madhe, sepse shohim se vendet e tjera që janë shumë më të zhvilluara se ne kanë probleme me papunësinë dhe humbjen e vendeve të punës në pozita të caktuara.

Është e jona që vitin e ardhshëm të sigurojmë më shumë mjete për ata qytetarë që do të humbasin punën në çfarëdo baze apo që janë të papunë, për t’u ofruar atyre mundësinë për përmirësimin e tyre dhe për ta pasur më të lehtë hyrjen në tregun e punës”, thotë Murati./Telegrafi/

Advertisement

Murati: 120 mijë persona janë të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy