Murtezani: Faktori njeri nuk është shkak për ndërprerjen e rrymës në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Defekti i largpërçuesit, trafostacioni Shkupi 4 në drejtim të trafostacionit Bunarxhik dhe zjarrit në afërsi të trafostacionit kanë qenë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dje në Shkup”. Kështu thotë drejtori i përgjithshëm i “AD MEPSO”, Orhan Murtezani.

Ai në intervistë për “Slobodna TV”, theksoi se këta faktorë shkaktuan ndërprerjen e dy transformatorëve 400 kV, por, siç tha ai, dispeçerët menjëherë kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve dhe për më pak se një orë janë furnizuar me rrymë pjesa më e madhe e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, përjashtohet mundësia që shkaku i defektit që la dje kryeqytetin pa energji elektrike të jetë faktori njeri.

“Sipas ekspertizës së shërbimeve, ky është një defekt që shfaqet herë pas here dhe gjasat që shkaku i defektit të jetë faktor njerëzor janë minimale, pasi pasojat mund t’i kushtojnë me jetë. Ky është një defekt standard që shfaqet herë pas here”, tha Murtezani./Telegrafi/

Advertisement

Murtezani: Faktori njeri nuk është shkak për ndërprerjen e rrymës në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy