Murtezani: Qëllimi ynë është deri në fund të qershorit të jemi teknikisht gati për të hapur negociatat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vizita e kryetarit të Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, është e mirëseardhur sepse dërgon mesazh se rajoni, veçanërisht Maqedonia e Veriut, është pjesë e axhendës. Të gjitha mesazhet që na kanë mbërritur deri më tani dhe shpresoj se do të vazhdojnë të na arrijnë edhe në të ardhmen, janë se duhet të ndërmarrim hapa drejt zbatimit të asaj që, për fat të keq, u ndërmor në vitin 2020, në mënyrë që të jemi në gjendje të kapim vrullin në zgjerim, i cili fitoi shpejtësi shtesë pas pushtimit rus të Ukrainës dhe unë jo vetëm që besoj në të, por edhe e shoh, tha sonte ministri për Çështjet evropiane Orhan Murtezani.

Murtezani në “Vetëm intervistë” tha se procesi i negociatave nuk lidhet vetëm me veton bullgare, por është më i gjerë dhe më kompleks.

“Numri i protokolleve me Bullgarinë nuk është përfunduar, ne jemi të përkushtuar për të korrigjuar gjërat përmes dialogut. Qëllimi ynë është të jemi teknikisht gati për të hapur negociatat deri në fund të qershorit”, tha Murtezani.

Murtezani theksoi gjithashtu se gjithçka që na ofrohet është e njëjtë me atë të vendeve anëtare të BE-së dhe se vëmendja e Unionit ndaj Ballkanit Perëndimor po rritet.

Advertisement

“Sa më mirë të përgatitemi tani, aq më shpejt do të veprojmë më vonë. Ne kemi marrë zyrtarisht pesë raporte nga skriningu, mbetet ende raporti i Klasterit të pestë. Tashmë po shqyrtojmë raportet dhe po diskutojmë rezultatet, shumë shpejt duhet ta riaktivizojmë gjtihë sistemin dhe detyrat që janë para nesh nga skriningu t’ua caktojmë instritucioneve që të mund të punojnë”, theksoi ministri.

Sipas tij, Maqedonia në lidhje me Shqipërinë është shumë më e gatshme për inkuadrim në BE, por Shqipëria e filloi procesin që është fakt se procesi i zgjerimit jo vetëm që është i gjallë, por udhëhiqet me një dinamikë shumë më të madhe.

The post Murtezani: Qëllimi ynë është deri në fund të qershorit të jemi teknikisht gati për të hapur negociatat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy