Muzikantët dhe hoteleritë ankohen se vendimet e Qeverisë vazhdojnë të dëmtojnë ekonominë e tyre.

Oda e Pavarur Hotelerike kërkoi heqjen e menjëhershme të masave për shkak se sipas tyre, ndalohet organizimi i ngjarjeve muzikore në restorante dhe kafene. Ata thonë se nëse autoritetet kompetente nuk dëgjojnë kërkesat e tyre, me pakënaqësi do ta shfaqin pakënaqësinë në protesta.

Sot para Qeverisë revoltën për masat e reja e dhanë edhe muzikantët. Sipas tyre, lejimi i muzikantëve të këndojnë vetëm në dasma bën diskriminim ndaj ngjarjeve tjera.

Ndryshe, me stabilizimin e pandemisë në Maqedoni, Qeveria lejoi organizim të dasmave në hapësira të hapura me 100 mysafirë maksimum, ndërsa muzikantëve u lejoi të këndojnë por jo edhe në kafene dhe lokale të tjera./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Muzikantët e Maqedonisë kërkuan heqjen e ndalesës për organizim të ngjarjeve muzikore appeared first on Telegrafi.