Gastronomët dhe muzikantët sërish në protesta para Qeverisë së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gastronomet, muzikantët, pronarët e lokaleve, kameramanët dhe të tjerë sot në ora 15 do të protestojnë kundër masave të Kovid-19 të cilat pamundësojnë punën e tyre.

Ata kërkojnë që qeveria t’i lejojë menjëherë të punojnë, respektivisht të organizojnë dasma dhe festa të ngjashme nën protokolle të rrepta. Ata ankohen se nuk kanë të ardhura për një vit të tërë, por thonë se rregullisht i paguajnë punonjësit e tyre.

Para një jave pati poashtu protestë nga ana e tyre, por Qeveria u deklarua se nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.

Të pranishëm në protestë ishin punëdhënësit, muzikantët, fotografët, punonjësit në studiot për dekorime, ëmbëltoret, luleshitësit, sallonet e ondulimit dhe veprimtaritë e tjera.

Advertisement

 

Gastronomët dhe muzikantët sërish në protesta para Qeverisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy