Nacevska: Qytetarët gjithnjë po përdorin përfitimet nga e-banking dhe shërbime elektronike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvednësguvernatorja e Bankës Popullore tha se para dy viteve, një nga katërt pagesat është kryer në mënyrë elektronike, ndërsa tre të tjerat janë bërë në sportele, në vitin 2020 dhe në gjysmën e parë të vitit 2021, çdo pagesë e tretë është kryer në mënyrë elektronike. Kjo sipas saj, do të thotë se qytetarë më shumë i përdorin përfitimet nga e-banking dhe shërbimet elektronike që i ofrojnë bankat.

“Pandemia ndryshon mënyrën e jetesës dhe me këtë edhe mënyrën e pagesës. Për mbrojtjen e shëndetit, qytetarët përdorin pagesat digjitale, aplikacionet në telefon dhe kartelat pagesore. Kjo u pa posaçërisht në muajt e parë të pandemisë, kur rritja e këtyre pagesave ishte 10%”, tha Nacevska.

Ajo theksoi se përdorimi i kartelave pagesore është e sigurt për shkak se bankat në Maqedoni japin kartela bashkëkohore.

“Sigurohen standarde sigurie për pagesën me kartela dhe përmes e-banking. Ne jemi përdorues të kartelave viza ose masterkard që janë brenda ndërkombëtare dhe pas të cilave ekzistojnë standarde të larta sigurie”, tha ajo./Telegrafi/

Advertisement

 

Nacevska: Qytetarët gjithnjë po përdorin përfitimet nga e-banking dhe shërbime elektronike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy