Naser Ziberi: Do të kërkojmë nga Qeveria që të ndërmerr masa në MPB

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati i Popullit, Naser Zyberi sipas detyrës zyrtare ka hapur lëndë në lidhje me problemet e dhënies së dokumenteve personale dhe tabelave për automjete. Siç tha Ombudsmani, kanë arritur edhe ankesa individuale nga qytetarët, me të cilët do të veprohet.

“Ne e analizuam gjendjen dhe përveç se konstatuam se qytetarëve u është shkurtuar e drejta elementare që të kenë dokumente personal, si dhe lirshëm të mund të lëvizin jashtë shtetit me automjetet e tyre, kërkuam informacion nga MPB që të na njoftojë nëse problemi është për shkak të rritjes së kërkesave ose ka probleme në sistem. Indikacionet tona thonë se nuk është për shkak të kërkesës së numrit për nxjerrjen e dokumenteve personale”, tha Ziberi.

Ai ka kërkuar nga kontrolli i brendshëm në MPB që t’i tregojë problemin dhe përgjegjësinë dhe në afat prej tetë ditëve të njoftohet.

“Mund të ketë edhe raport të posaçëm për këtë rast, por ne do të kërkojmë nga Qeveria që të ndërmerren masa në MPB në lidhje me këtë rast”, tha Ziberi.

Advertisement

Ndryshe, qytetarët tashmë dy muaj kanë vështirësi të caktojnë termin për nxjerrjen e dokumenteve personale dhe pasaportave, ndërsa tashmë tre muaj nuk mund të nxjerrjen as tabela për automjetet./Telegrafi/

Naser Ziberi: Do të kërkojmë nga Qeveria që të ndërmerr masa në MPB shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy