Ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e festës 11 Tetori – Ditës së Kryengritjes Popullore, sot në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u nda çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit çmimin ia ndau filologut prof. dr. Atanas Vangellov. Në fushën e Kulturës dhe Artit çmimi iu nda politikologut Mahi Nesimi, piktorit akademik Pavle Kuzmanovski dhe aktores Bedia Begova.

Në konkurs janë paraqitur rreth 30 krijues nga të gjitha sferat, theksoi Atanas Kostovski , anëtar i këshillit.

Ne të gjithë duhet ta bëjmë punën si duhet, në kohë. Kjo është mënyra e vetme për të falënderuar dhe shpaguar të rinjtë e asaj kohe të cilët në këtë ditë para 80 vjetësh bërtitën me zë të lartë për t’u dëgjuar në Berlin, Romë dhe Sofje “Vdekje fashizmit, liri popullit”, tha Kostovski.

Advertisement

Bordi për dhënien e çmimit shtetëror “11 Tetori” përbëhet nga kryetari dhe 12 anëtarë, i cili shpall një konkurs dhe vendos për çmimin. Këtë vit konkursi për aplikim zgjati nga 6 deri më 31 gusht.

Çmimi jepet për njohjen më të lartë për arritjet e jetës në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe aktiviteteve të tjera me interes publik. Çmimi shtetëror u dha për herë të parë në vitin 1959.

Ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy