Prokuroria Themelore Publike Manastir ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 23 vjeçari të dyshuar për veprën penale – Keqpërdorim seksual ndaj personit të dobët nga neni 187 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Më 23 prill, në shtëpinë e tij në Manastir, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me një person me sëmundje të përhershme mendore, e ka shtyrë të kryejë akt seksual dhe aktin e ka regjistruar dhe e ka transmetuar drejtpërdrejt në kanalin e regjistruar në YouTube.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Duke vlerësuar se propozimi është i arsyetuar dhe ligjërisht i bazuar, Gjykata caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

The post Ndalimi i një 23-vjeçari nga Manastiri për abuzim seksual ndaj një personi të dobët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";