Ndalohen disa persona në Shkup, me anë të kërcënimeve kanë grabitur një 20-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga DPB Karposh dhe njësitit për ndërhyrje policore në kuadër të SPB Shkup kanë ndaluar G.SH.(19), R.M.(18), N.T.(18) dhe tre të mitur, të gjithë nga Shkupi.

“Ata dyshohen se rreth orës 19:30 në Parkun e Qytetit në zonën e Karposhit kanë kërcënuar A.T.(20) nga fshati Rzhaniçin i Shkupit, ndërsa i kanë marrë para dhe sende personale.

Prona e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik do të dorëzohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohen disa persona në Shkup, me anë të kërcënimeve kanë grabitur një 20-vjeçar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy