minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndalohen dy persona në Veles, kapen me kartëmonedha të falsifikuara - Struga.info


Ndalohen dy persona në Veles, kapen me kartëmonedha të falsifikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndalohen dy persona në Veles, kapen me kartëmonedha të falsifikuara

Me datë 22.05.2023, zyrtarët policorë nga SPB Veles kanë ndaluar V.M.(21) dhe D.R.(20), të dy nga Velesi.

“Ato në tregun e Velesit kanë tentuar të blejnë produkte me kartëmonedhë të falsifikuar prej 1.000 denarë, por shitësi e ka vërejtur dhe e ka paraqitur në polici.

Ata janë larguar me vrap nga vendi, por pasi janë marrë masa janë gjetur dhe ndaluar.

Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në banesat e tyre, ndërsa në shtëpinë e D.R. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara nga 1.000 denarë, një skaner, një printer dhe një kompjuter, ndërsa në shtëpinë e V.M. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarë dhe një kartëmonedhë e falsifikuar prej 500 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Ndalohen dy persona në Veles, kapen me kartëmonedha të falsifikuara appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy