Ndalohen dy policë për grabitjen e një argjendarie në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Brendshme njoftoi se janë arrestuar dy policë të dyshuar për grabitjen e një dyqani argjendarie në Gostivar, ku u sekuestruan 18 kilogramë bizhuteri ari në një grabitje të armatosur muajin e kaluar. Po hetohen edhe persona të tjerë, dhe janë ngritur kallëzime penale.

Dy të dyshuarit janë policë nga Departamenti i Policisë së Kërçovës, të cilët ranë dakord dhe bënë një plan për grabitjen së bashku me persona të tjerë për të cilët po ndërmerren operacione intensive kërkimi.

Të dyshuarit morën pjesë në përgatitje duke vëzhguar vendndodhjen dhe punën e dyqanit të argjendarisë dy ditë para grabitjes. Po atë ditë, ata siguruan rrugën e dy automjeteve të përdorura për grabitjen në Gostivar me një automjet zyrtar të MPB-së, njëri prej të cilëve u gjet më vonë i djegur në autostradën Gostivar-Dibër, ndërsa tjetri u gjet i braktisur në Kërçovë, pranë tregut të bagëtive.

“Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar kundër dy personave nën dyshimin se kanë marrë pjesë si bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale “grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Të dyshuarit u ndaluan dje”.

Advertisement

Ata më 10 tetor 2025, së bashku me persona të tjerë aktualisht të panjohur, hynë në një dyqan bizhuterish në Gostivar dhe, duke përdorur forcën dhe kërcënimin me armë zjarri, morën 18 kilogramë ar”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy