Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.E.(31) dhe H.E.(49), që të dy nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tentativë për vrasje” kundër I.E.(28), B.E.(23) dhe J.B.(21).

Siç qëndron në buletinin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ata dyshohen se ka kryer veprën penale “tentativë për vrasje” dhe “bashkëkryerje”.

“Më datë 08.03.2024 në rajonin e Bit Pazarit, pas keqkuptimeve paraprake në komunikacion ndërmjet M.A. dhe të denoncuarit të pestë, J.B. të denoncuarit fizikisht kanë sulmuar të dëmtuarin, ku i denoncuari i parë S.E. me thikë i ka shkaktuar plagë në trup”, thuhet në njoftim.

Ndalohen pesë persona në Shkup, dyshohen për tentativë për vrasje shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";