Hetim për vrasje gjatë dhunës në familje në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër 28-vjeçarit të dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.

Gjatë dhunës në familje, më 7 nëntor, i dyshuari i ka marrë jetën babait të tij, duke i shkaktuar plagë të shumta me thikë me thikë në trup dhe në kokë. Në momentin që viktima ka tentuar të mbrohet, duke lëvizur në drejtim të korridorit, është rrëzuar përtokë dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë me thikë në të gjithë trupin derisa ka ndërruar jetë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekzistojnë baza ligjore që tregojnë se masa e paraburgimit është e nevojshme për mbarëvajtjen e procedurës dhe për sigurimin e pranisë së të dyshuarit. /Telegrafi/

Hetim për vrasje gjatë dhunës në familje në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy