E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, përfundon në paraburgim qytetari i Manastirit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Manastir, ka dorëzuar kallëzim penal dhe ka iniciuar procedurë kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Rrezikim i sigurisë”.

I dyshuari ka kërcënuar sigurinë e ish-bashkëshortes së tij, duke mos iu bindur vendimit të Gjykatës Themelore të Manastirit, e cila i ndalonte kërcënimin për ushtrim të dhunës në familje dhe kontakt me viktimën, ish-bashkëshorten.

Më 7 shtator, në mbrëmje, ndërsa viktima ishte duke ecur me fëmijët e saj të mitur, i është afruar dhe e ka kërcënuar se do ta vriste nëse ajo refuzonte të jetonin sërish bashkë.

Më pas e ka penguar të largohet nga vendi ku e ka takuar, e ka shtyrë dhe i ka marrë celularin nga dora, gjë që ka shkaktuar frikë dhe ankth tek viktima.

Advertisement

“Meqenëse në rastin konkret ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, si dhe fakti që i dyshuari paraqitet si autor i krimeve të njëjta dhe të lidhura me dhunën në familje ku viktima është ish-bashkëshortja e tij, gjë që arsyeton frikën se nëse qëndron në liri do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik ka dorëzuar në gjykatë propozim për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin”, njofton MPB.

Propozimi i prokurorisë u pranua, andaj gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Manastirit të dyshuarit i caktoi masën e tetë ditëve të paraburgimit.

E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, përfundon në paraburgim qytetari i Manastirit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy