E sulmoi fizikisht dhe e kanosi ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, privohet nga liria 42 vjeçari nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë dhe ka propozuar masën e paraburgimit për një person 42 vjeçar, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se gjatë dhunës në familje ka kryer veprën penale të zgjatur “lëndim trupor” nga neni 130 paragrafi. 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike Shkup, më 10 korrik të këtij viti, para një objekti në bulevardin “Jane Sandanski”, i dyshuari po ia kthente ish-bashkëshortes dy fëmijët e mitur për të cilët kishin marrëveshje për kujdestari.

Fillimisht ai ka insistuar të ngjitet në banesë dhe të bisedojë dhe pasi ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar, i ka zënë rrugën para hyrjes dhe ka nisur ta godasë me grushte në pjesën e kokës dhe t’i shtrëngojë qafën dhe duart.

Thirrja e ish-bashkëshortes për ndihmë është dëgjuar nga tre taksistë, të cilët e kanë tërhequr të dyshuarin.

Advertisement

Gruaja e sulmuar ka denoncuar ngjarjen në komisariat.

Megjithatë, më 4 gusht, i dyshuari shkoi në vendin e punës së viktimës dhe fillimisht e sulmoi atë verbalisht duke përdorur fjalë kërcënuese dhe fyese.

Pasi u largua, ai vazhdoi ta kërcënonte përmes telefonit se nëse ajo nuk pranonte të qetësohej, ai do të hynte në banesën e prindërve të saj dhe do t’i vriste të gjithë.

E shqetësuar për sigurinë e fëmijëve dhe prindërve të saj, viktima ka denoncuar ngjarjen në komisariat.

Advertisement

Pasdite i dyshuari ka marrë vajzën e mitur nga kopshti dhe ka shkuar në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes.

Kur fëmija hyri në shtëpi, babai i ish-bashkëshortes i kërkoi të dyshuarit të largohej, por ai filloi të godiste në mënyrë agresive në derën e përparme dhe të përpiqej të hynte me forcë.

Ish-bashkëshortja dhe babai i saj kanë tentuar ta mbajnë derën të mbyllur dhe nga shtytja kanë pësuar lëndime fizike – gërvishtje dhe prerje.

Pasi kanë arritur të mbyllin derën, i dyshuari, duke injoruar faktin se fëmijët e mitur ishin sërish të pranishëm, ka vazhduar t’i kërcënojë se do t’i vriste dhe të sillet në mënyrë agresive.

Advertisement

“Viktimat kanë lajmëruar policinë, e cila e ka gjetur të dyshuarin para banesës dhe e ka ndaluar”, thuhet në njoftim.

Prokurori publik kompetent, vlerësoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari mund të arratiset, andaj i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Penale të Shkupit propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

E sulmoi fizikisht dhe e kanosi ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, privohet nga liria 42 vjeçari nga Shkupi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy