Procedurë hetimore ndaj 31 vjeçarit nga Shkupi, lëndoi fizikisht nënën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 31-vjeçari nga Shkupi i dyshuar për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike në mbrëmjen e 21 qershorit, në shtëpinë e familjes në rrugën “Debarca” në Shkup, i dyshuari e ka lënduar rëndë nënën e tij 70-vjeçare duke ushtruar dhunë. Fillimisht ka nisur një debat verbal, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me duar në fytyrë dhe trup. Ma pas ai ka vazhduar ta godasë edhe me karrige, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke i thyer të dy krahët. Nga frika se mos sulmohej sërish, viktima është larguar nga shtëpia dhe ka raportuar ngjarjen më 24 qershor, kur i dyshuari është bërë sërish agresiv ndaj saj.

Prokurori publik kompetent vlerësoi se ekzistojnë rrethana që dukshëm tregojnë për mundësinë që i dyshuari të ikë apo ta përsërisë veprën penale, andaj ka dorëzuar propozim për paraburgim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Procedurë hetimore ndaj 31 vjeçarit nga Shkupi, lëndoi fizikisht nënën e tij shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy