MPB njofton se dje është ndaluar një 20-vjeçar nga Kumanova i cili dyshohet për vjedhje në një shtëpi.
“Me datë 31.07.2023 në ora 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar A.R. (20) nga Kumanova. Ai dyshohet se të njëjtën ditë ka hyrë në një shtëpi në rrugën “Trieste” në Kumanovë dhe ka marrë sende të ndryshme.
A.R. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, dyshohet për vjedhje appeared first on Telegrafi.
Advertisement