Ndalohet një 30-vjeçar në Strugë, kërkohej me fletarrest për vuajtje të dënimit me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se është arrestuar një 30-vjeçar, i cili kërkohej me flet arrest për vuajtje të dënimit me burg.

“Më 15.10.2025 në orën 09:45, oficerë policie nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar në bashkëpunim me oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Strugës arrestuan S.R. (30)”.

“Personi kërkohej me urdhër arresti qendror nga Gjykata Themelore në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej pesë vitesh sipas nenit 130 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy