Ndalohet një 35-vjeçar në Shkup, ka grabitur një barnatore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se është ndaluar një 35-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka kërcënuar një punonjës në një barnatore dhe i ka marrë para.

“Më 13.11.2023 rreth orës 20:00 në Shkup, në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë kanë ndaluar A.S. (35) nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 19:19 në një barnatore në zonën e Kisella Vodës, me kërcënim ka marrë para.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar para dhe një armë, të cilat dyshohet se janë nga krimi.

A.S. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohet një 35-vjeçar në Shkup, ka grabitur një barnatore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy