Ndalohet një 37-vjeçar nga Manastiri, ka vjedhur një automjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se sot është ndaluar në 37-vjeçar nga Manastiri, i cili dyshohet sa ka kryer veprën penale “vjedhje”.

“Sot (15.11.2023) në ora 20:00 në Manastir, zyrtarë policorë të policisë kriminale të SPB Manastir kanë ndaluar D.R.(37) nga Manastiri, i cili dyshohet se sot rreth orës 19:11, në Manastir në rrugën “Bulevardi 1 Maj”, duke shfrytëzuar faktin se çelësat ishin lënë në veturë, ka marrë një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Manastirit.

Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit nga punonjësit e policisë kriminale të SPB Manastir. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.R. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Ndalohet një 37-vjeçar nga Manastiri, ka vjedhur një automjet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy