Ndalohet një 38-vjeçar Maqedoni, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se është arrestuar një 38-vjeçar i cili më herët ishte dënuar me dy vjet burg.

“Më datë 07.02.2024 rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Krupishtë, komuna e Karbincit, zyrtarë policorë nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti i Hetimeve së bashku me zyrtarë policor të SPB-së Shtip kanë ndaluar G.T.(38) nga fshati Dolni Balvan, komuna e Karbincit.

Ai më herët është dënuar me dy vjet burg për vepër penale të kryer nga neni 259 të Kodit Penal, ndërsa me urdhër të burgut të Strumicës, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e një muaj.

Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohet një 38-vjeçar Maqedoni, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy